Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo bëri të ditur se i është bashkuar një kampanje.
Bëhet fjalë për “Shkolla hap dyert e botës” nga HANDIKOS, që promovon përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollim.

“Sot me kënaqësi iu bashkova kampanjës së HANDIKOS-it “Shkolla hap dyert e botës”, e cila promovon përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt në Kosovë”, u shpreh ajo.
Tutje Dafina shtoi: “Unë nënshkrova instilacionin duke shpresuar se shteti do të ofrojë kushte të barabarta për të gjithë fëmijët në Kosovë, ashtu siç e meritojnë”.
Po ashtu, këngëtarja publikoi edhe disa imazhe, ku shihej duke vënë nënshkrimin në një tabelë.
