Këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani flet se si e ka përjetuar situatën me COVID-19.
Ajo theksoi se ka përjetuar shqetësime që nuk i ka provuar kurrë nga një grip i thjeshtë dhe se e vetmja gjë e mirë ishte që kuptoi se sa shumë njerëz e kanë trajtuar çdo ditë me dashuri e kujdes.
"Kjo buzëqeshja ime me gjithë shpirt është për ju.Së pari duke u nisur nga çfarë kalova dua tu këshilloj sinqerisht të bëni kujdes e të ruani veten. "
"Shumë e kalojnë si nje grip! Për mua nuk ishte i tillë!"
" Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë nga një grip i thjeshte! Jo vetëm për shqetësimet fizike po sidomos gjendjes psikologjike sepse fakti që është i pabesë dhe nuk di çfarë të sjell as minuti të tremb sigurisht!"
"E vetmja gjë e mirë ishte që kuptova sa shumë njerëz paskam pasur që më kanë treguar çdo ditë shumë dashuri e kujdes!"
" E çmoj dhe më tepër sepse kjo është një kohë e vështirë për të gjithë! Ju falenderoj secilin nga ju nga zemra"