Djali i parë i Victoria dhe David Beckham kohëve të fundit ka qenë duke qëndruar në SHBA.
Ndërkaq, për shkak të pandemisë coronavirus, atij i është pamundësuar shkuarja në shtëpinë e tij
Për një gjë të tillë, ai do të festojë festat e fundvitit me të fejuarën e tij, por larg familjarëve.
21-vjeçari në një paraqitje në rrjete sociale ka treguar se prindërit e tij janë të mërzitur, pasi ai nuk është në mesin e tyre.
Ndërsa një burim afër tyre ka thënë se modeli i njohur do të duhet të izolohet për dy javë nëse kthehet në Angli.
Sidoqoftë kësaj, ai po kalon mjaft kohë me Nicola, martesa e të cilëve do të realizohet në vitin 2022.