Keisi ishte një ndër të eliminuarat e natës së katërt të “Love Story” dhe në një intervistë për “Daily Love Story”, ajo ka rrëfyer për ndjesitë e saj menjëherë pas përfundimit të spektaklit. Keisi tha se e parandjente diçka të tillë, pasi kësaj radhe kishte emocionte të pazakonta.
“Kisha një lloj sikleti dhe e kam shprehur disa herë që nuk jam tip që kam emocione, por sot ishte ndryshe. Ndoshta ia parandjeva vetes.”
Keisi foli pak edhe për raportin e Saimirit me vajzat e tjera dhe e këshilloi të jetë më i ndjeshëm, duke e quajtur një “showman”.
“Ai ka thënë më përpara që ai e do femrën me karakter më të dobët, që të jetë vetë me karakter më të fortë dhe ndoshta ne dhe gocat që ka hequr më përpara i ka pas me frikë. Është një ‘showman’ mendoj unë. Bëhu pak më i ndjeshëm!” -ka thënë Keisi.
Megjithatë, ajo është shprehur e lumtur që do të jetë në dasmën e tij kur ai të marrë vendimin.