Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, prej disa muajsh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë. Teksa ka publikuar foto me të, ajo ka vendosur që mos t’ia zbulojë portretin.
Por së fundmi, Fjoralba e ka thyer këtë rregull. Ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instastory” një fotografi ku shfaqet krah partnerit që i ka vjedhur zemrën dhe këtë herë pa e mbuluar fytyrën e tij.
Moderatorja e njohur poston foton krah të dashurit.
Dyshja shfaqen duke darkuar në një restorant teksa janë ulur pranë njëri-tjetrit. Identiteti i Françesko Bahollit u zbulua gjatë kohës kur Fjoralba publikoi foto të njëpasnjëshme krah tij në “Instagram”.
Kujtojmë se gjatë një interviste, moderatorja e njohur ka treguar se nuk dëshiron që ta ekspozojë shumë në rrjete sociale, sepse nuk është personazh publik.