Nuk mund te zgjidhte kartolinë më të bukur Florian Binaj për të uruar festat.
Ndonëse ka zgjedhur të ndajë rrallëherë foto të bashkëshortes, ish- Miss Universe Albania dhe ish- modele, kësaj pamjeje kaq të bukur të fundvitit, nuk mundi t’i rezistonte.
Aktori i ‘Portokalli’ ka publikuar disa foto të bashkuara ku shfaqen partnerja e tij së bashku me vajzën, Krenën, të dyja të veshura me fustane në ngjyrë të kuqe e kurora lulesh mbi kokë.
Dy vajzat kryesore në jetën e Florit kanë sjellë një atmosferë të vërtetë Krishtlindjesh me këtë pamje, e komplimentat nuk i kanë kursyer as ndjekësit e miqtë e tij.
Epo nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, Flori duhej ta lironte pak dorën kur në mes hyjnë foto të tilla kaq të bukura.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/09/auto_65F03604-66FC-48BE-A67A-79CED9404B2E-300x3651607505761.jpeg)