Edhe Oriola Marashi u bë pjesë e protestës.
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, u bë pjesë e protestës ku po kërkohej drejtësi për 25-vjeçarin që u qëllua me armë zjarri nga policia në Tiranë
Për të kërkuar drejtësi lidhur me këtë, u organizua protestë, aty ku morën pjesë edhe emra të njohur të ekranit.
Ndër ta dhe modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi e cila publikoi pamje në Instastory.
Kujtojmë se në orët e para të ditës së marte, 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua me armë zjarri nga polici në Tiranë.
Raportohet se viktima nuk i ishte përfillur urdhërit të policisë, pasi kishte dalë gjatë orës policore.
25-vjeçari kishte ndërruar jetë në spital.

