Tolga dhe Almeda sot kanë pasur arsye për të festuar.
Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk Tolgahan Sayisman, sot e kanë pasur një datë të veçantë.
Kjo për faktin se ka qenë përvjetori i 6-të i lidhjes së tyre.
Këtë e bëri të ditur vetë Almeda nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Urime përvjetori i gjashtë dashuria ime, 10.12.2014”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotografisë së postuar.
Kujtojmë se ata sot janë të martuar dhe kanë një djalë.