Reperi i njohur, Stresi, ka qenë në protestën e organizuar për Klodian Rashën, që ka nisur që në pasdite para Ministrisë së Brendshme dhe vijon ende pranë Kryeministrisë.
Ai ka thënë se protesta është organizuar nga shokët e Klodianit. Në një intervistë për “Ftesë në 5”, Stresi ka treguar se Klodianin e kishte njohur nëpërmjet shokëve të tij.
"E kemi organizuar vetë këtë protestë. Jemi shokët e Klodianit. Ne nuk ikim nga këtu .Është protesta e të rinjve. Poshtë diktatura. Thërrisni të gjithë shqiptarët të vijnë këtu. E njoh nga shokët e mi. Por çdo shqiptar e ka shok Klodianin sot. Nuk dorëzohemi. Ka qenë një nga shokët më të mirë. E kanë vrarë. Mundohen ta përdhosin tani. Janë të gjitha shpifje.”
Ndërsa situata u përshkallëzua, u raportua se Stresi ka marrë disa lëndime, teksa i kontaktuar nga mediat reperi ende nuk ka reaguar.
Ndërkohë, nga pamjet që kemi siguruar vëmë re se ai ndodhet mes protestuesve para Kryeministrisë dhe nuk ka asnjë dëmtim serioz.