Edhe Enca ka reaguar pas vrasjes së Klodianit.
Emra të njohur të ekranit i janë bashkuar protestës për të kërkuar drejtësi për Klodianin, djalin 25-vjeçar i cili u vra nga policia në Tiranë.
Emra të njohur të estradës shqiptare ishin të pranishëm në protestë e nuk kanë munguar as reagimet nëpërmjet rrjeteve sociale.
Enca Haxhia e ka publikuar një foto të shkëputur nga protesta nga Tiranë dhe ka shkruar disa fjalë në kërkim të drejtësisë për 25-vjeçarin që u vra.
“Festat që duam me rini aktive, unë jam Klodiani”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/10/auto_Screenshot_4-221607554912.jpg)