Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia ka ngjallur reagime të shumta nga personazhe të fushave të ndryshme dhe ka ngritur në këmbë mbarë popullin shqiptar.
Mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) në Tiranë u mbajt një protestë, ku njëherësh nuk munguan as skenat e tensionit dhe dhunës nga protestuesit.
Me këtë rast, një reagim së fundmi është bërë nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila ka një mesazh për kaosin e krijuar mes forcave policore dhe protestuesve.
E njëjta i kërkoi qytetarëve të shmangin dhunën dhe të protestojnë në mënyrë paqësore, pasi ajo e natës së mbrëmshme ishte një sjellje huliganësh.
“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë”
“Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë”, ka shkruar mes tjerash artistja në InstaStory.
Stresi ndërkohë ka qenë i pranishëm në protestën e mbajtur dje para Ministrisë, i cili pas kësaj u shpall në kërkim nga policia.

