Gjatë këtij viti, Selena Gomez ka qenë ikona jonë e bukurisë, edhe pse ne kemi lënë anash grimin dhe larjet e përditshme të flokëve.
Por, së fundmi ajo zgjodhi të na inspiroj me një stilim të thjeshtë, që zakonisht e realizonim gjatë fëmijërisë.
Me një kapje shumë të thjeshtë të flokëve mbrapa dhe disa fije të lëshuara, Selena morri shumë komente pozitive nga ndjekësit për dukjen e saj ‘fëmijërore’, që i shkon shumë.

Kapjen e kombinoi me një triko të thurur në ngjyrë të verdhë, ngjyrë e cila i përshtatej shumë.
Ndryshe, përveç të gjitha stilimeve fantastike dhe inspiruese, ajo erdhi edhe me markën e saj për produktet e grimit gjatë këtij viti.
