Kledi Bahiti ka ndarë me ndjekësit fotografinë më të bukur me partneren dhe djalin.
Kompozitori dhe producenti Kledi Bahiti, dy muaj më parë u bë baba për herë të parë.
Partnerja e tij, Pejana, solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Gred, e i cili ua kompletoi jetën çiftit.
Kledi është goxha i rezervuar sa i përket jetës private, andaj nuk janë të shumta fotografitë që i publikon bashkë me familje.
Por, në prag të festave të fundvitit, ai postoi një imazh, ku shfaqet bashkë me gruan dhe vogëlushin Gred.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/10/auto_031607616349.jpg)
Çifti dukeshin të lumtur bashkë me vogëlushin e tyre dhe morën komente të shumta nga ndjekësit.
Kujtojmë se Kledi Bahiti është autor i shumë hiteve të shumë emrave të njohur të estradës.