Diona Fona është shëruar nga koronavirusi.
Javë më parë, këngëtarja Diona Fona njoftoi se ka rezultuar pozitive në testin për COVID-19.
Ajo qëndroi për dy javë e izoluar në shtëpi, ndërsa bëri thirrje tek qytetarët për kujdes të shtuar ndaj këtij virusi.
Tashmë, Diona është shëruar nga COVID-10 dhe menjëherë i është kthyer jetës normale dhe punëve që i mbetën në gjysmë.
Ajo publikoi një fotografi në Instagram, përmes së cilës tregoi se është kthyer në studio për të punuar për këngët e reja.
Ndryshe, “Xhani” titullohet projekti i fundit muzikor nga Diona Fona, i cili është pëlqyer shumë nga fansat e saj.