Justin dëshmon gjithmonë se është i dashuruar kokë e këmbë.
Shumëkush e paragjykoi për lidhjen me modelen Hailey Baldwin, por Justin ua dëshmoi të kundërtën.
Këngëtari është ndër të paktët artistë, që tregon përmes rrjeteve sociale dashurinë e madhe që ka për bashkëshorten.
Së fundi, ai nuk mundi t’i rezistojë një fotografie joshëse të Haileyt, ku bukuroshja shfaqej e veshur me bikini rozë.
Në atë imazh, modelja theksoi linjat e përsosura trupore, kurse Justin shkruan “A je e vërtetë?”.
Ndryshe, çfiti gjatë gjithë këtyre muajve të pandemisë, nuk janë larguar asnjëherë nga njëri-tjetri dhe janë më të lumtur se kurrë.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/10/auto_130965757_213151803638859_5910793578910072061_n1607629471.jpg)