Kim Kardashian ka lutur Donald Trumpin që ta falë Brandon Bernard, i cili sot do të ekzekutohet.
Kim Kardashian tash e një kohë është shumë e angazhuar në sistemin e drejtësisë.
Së fundi, ylli televiziv i ka bërë thirrje presidentit Donald Trump që të ndalojë ekzekutimin e të dënuarit Brandon Bernard.
Ekzekutimi i tij pritet të ndodh sot, ndërsa Bernard është i dënuar për vrasjen e dy ministrave, kur ishte adoleshent.
Në lutjen e saj, Kim apelon tek Trump që ta zbresë dënimin e të dënuarit, duke e lejuar që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në burg.
“Brandon Bernard, një baba 40-vjeçar do të ekzekutohet nesër nga qeveria jonë federale. Pasi e njoha Brandon, jam e thyer nga zemra për këtë ekzekutim. Unë po i bëj thirrje Donald Trumpit që t’i lejojë Brandon një zbritje dhe ta lejojë atë të vazhdojë dënimin e tij në burg”, shkruan Kim në Twitter.
Kardashian ka muaj që po merret me çështjen e Bernard, bashkë me avokatët e tij ka kërkuar zbritjen e dënimit të tij që atëherë.
