Shqipja thotë se rregullat kryesore sapo janë thyer në “Përputhen”.
Një prej emrave më të përfolur nga “Përputhen” edhe pas largimit nga emisioni është edhe ai i Shqipe Hysenajt.
Ish-konkurrentja është komentuar shumë për veprimet e fundit, përmes së cilave pretendoi të tregonte disa fakte për garuesit që janë aktualisht në “Përputhen”.
Por, vëmendja ditët e fundit është orientuar tek një tjetër konkurrent, e që është Arjoni, i cili publikoi një foto me Anën.
Kjo e fundit, e pranoi publikisht se fotoja është e vërtetë, por sqaroi se nuk kishte pasur marrëdhënie intime mes tyre dhe se Arjoni e shantazhoi, andaj për këtë e ka paditur atë.
Pas gjithë këtij zhvillimi, nuk kishte si të mungonte një reagim i Shqipes, e cila thotë se rregullat e “Përputhen” janë thyer.