Sresi ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër siç ishte Baton Haxhiu, ose personat që nuk kanë qenë në protestë si Einxhel Shkira.
Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.
Ndër të tjera ajo shprehej se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.
Kaq ka mjaftuar që reperi ta rishpërndajë në Instastory shkrimin e saj duke iu kthyer me një fjalor krejt të papërshtatshëm, siç mund ta shihni në foto.
Megjithatë, nuk ka vonuar as përgjigja e Einxhel. Ajo ka shpërndarë në Instastory një video nga intervista që ka zhvilluar me Stresin disa vite më parë, duke shkruar se edhe pse e njihte nuk ia ka bërë ajo ftesën.
Më tej, moderatorja shkruan se Stresit i kanë dështuar diss-et në rep dhe tani po merret me persona socialë. Einxhel shprehet se reperi ka dalë në protestë pasi është person i dhënë pas partisë.
Më tej, shkruan se Stresi nuk është Klodiani, ashtu si shprehej në protestë, por dikush që nxit dhunë, që shfrytëzon tragjeditë për përfitimin e tij, ndërkohë që i thotë se ka bërë zgedhjen e gabuar që t’i bëjë “diss”.
Ndër të tjera, në një pjesë të videos së shkëputur nga intervista, ajo shkruan se “I bie që të paska marrë malli ose e ka zënë malli”. Me nota ironie, ajo gjithashtu shkruan se “aventurat e burgut jam kurioze të dëgjoj o bad boy”, ndërsa ka vendosur dhe një emoji sapuni.