Stresi vijon të sulmojë të gjithë personazhet publike që nuk kanë marrë pjesë në protestat që po zhvillohen për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën që u vra nga efektivi i policisë në fillim të javës.
Ndonëse është shpallur në kërkim nga policia ai u shfaq sërish mbrëmjen e djeshme krah qytetarëve në kryeyqtet duke kërkuar shkarkimin e të gjithë përgjegjësve dhe marrjen e plotë të përgjegjësisë nga të gjithë.
Ndërkohë, pas përfundimit të saj ai u rikthye në rrjetet sociale ku ka publikuar videon në të cilën blutë dhunojnë të riun Mario Boja.
Teksa jep ultimatum për shkarkimin e Ardi Veliut deri ditën e dielë, reperi shkruan se nuk është mbështetës i PS, si Alketa Vejsiu e Ermal Mamaqi. Ai shprehet se vetë nuk është as me PD, as me LSI, por me drejtësinë.
Deri tani nuk ka ende një reagim nga dy personazhet e sipërpërmendur, teksa më herët ditën e djeshme Stresi u përfshi në një debat edhe me Einxhel Shkirën. Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.