Gwyneth Paltrow është ndër aktoret më të famshme dhe më të suksesshme të Hollywood.
Por ajo është tërhequr nga aktrimi për shkak se nuk e pëlqen më të luajë në filma.
Ylli i Hollywood përgjatë 5 viteve të fundit është shfaqur vetëm me rolin e Pepper Potts në tre filma të Marvel.
Gwyneth Paltrow tha se “humbi drejtimin” pasi fitoi një Oskar në vitin 1999 dhe “shkëlqimi në aktrim u shua për shkak të vëmendjes së madhe të publikut”.
Roli i saj kryesor i fundit është në filmin me metrazh të gjatë “Mortdecai” në vitin 2015, ku luajti përballë Johnny Depp.
“Një pjesë e shkëlqimit tim në aktrim u zhduk nga të qenurit nën vëzhgim të madh nga publiku, të qenurit fëmijë që është në çdo titull gazete, që kritikohet për gjithçka që bën, thotë apo vesh,”- u shpreh ajo. “Gjithashtu mua më pëlqen të gatuar, të qëndroj me miqtë e mi të vjetër, të gatuar dhe luaj me fëmijët e mi. Nuk dua të jem në një dhomë hoteli për gjashtë javë në Budapest. Kjo nuk është ajo çfarë unë jam.”
Paltrow luajti në shumë filma, përfshirë: Shakespeare In Love, The Talented Mr. Ripley dhe Emma për kompaninë e Harvey Weinstein, Miramax.