Einxhel Shkira i reagoi ashpër Stresit pas ofendimeve që ia bëri përmes një postimi.
Reperi Stresi gjatë ditës së djeshme e ofendoi rëndë prezantuesen shqiptare, pas një statusi që ajo e kishte bërë lidhur me protestën.
Në atë status, Einxhel Shkira kishte kritikuar veprimet e dhunshme të protestuesve, duke thënë se nuk duhet të lejohet dhuna në protesta.
Pas kësaj, Stresi kishte ‘shpërthyer’ me ofendime ndaj moderatores, duke mos kontrolluar fjalorin.
I menjëhershëm ishte reagimi i Einxhelit, e cila e quan reperin dështak, ndërsa ia kujton pjesëmarrjen në një intervistë.
“Si quhen ata që i dredhin fjalët sipas interesit?! Se s’po gjej dot fjalën e duhur. Ti ke gojën më të madhe se ata që janë repera. Hajt ska gjë se bëhemi prapë shokë bashkë kur ta sqarojmë keqkuptimin se ti këtë punë ke. Unë e di pse u kape me mua dhe gjete rastin me u “hakmarr”, po kjo s’e ndryshon faktin që do ngelesh gjithmonë një super dështak”, shkruan ndër të tjera ajo.