Rep-artistja e njohur, Loredana, tashmë e ka dëshmuar se po bën bujë në industrinë muzikore.
E përqendruar më shumë në tregun gjerman, reperja ka arritur të ketë sukses të madh me projektet e saj muzikore.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka lansuar albumin “Medusa”.
Që në minutat e parë të lansimit, dueti është pritur mjaft mirë në platformat digjitale.
Theksojmë se artistja së fundmi ka dhuruar edhe 100 mijë euro për fëmijët në nevojë.