“5 minuta”, thotë Edona Llaloshi në këngën e re

Mediale Vip

“5 minuta”, thotë Edona Llaloshi në këngën e re

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:36
Edona Llaloshi

Edona Llalloshi ka publikuar projektin e ri muzikor.

Në kuadër të projekteve për fundvit, edhe Edona Llalloshi vendosi të sjell diçka për fansat e saj.

Këngëtarja sapo ka publikuar projektin me titull “5 Minuta, i cili është me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani dhe i orkestruar nga Miti Geci.

Në videon e kësaj kënge, Edona shfaqet plot elegancë e veshur me një fustan të bardhë e të gjatë dhe me flokë të lëshuara në kraharor.

Kujtojmë se ky nuk është projekti i vetëm që Edona e sjell gjatë kësaj periudhe, kjo ngase ajo ka bashkëpunuar edhe me artistë të tjerë për të lansuar disa potpuri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat