Bebe Rexha ia realizoi edhe një version këngës së re.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po e mbyll këtë vit me disa projekte muzikore.
Një prej këngëve më të suksesshme që ajo e lansoi gjatë këtij viti është “Baby I’m Jealous”, në duet me Doja Cat.
Kësaj kënge ajo ia bëri edhe disa versione të tjera, e një të tillë e publikoi para pak orësh dhe mori komente pozitive nga fansat.
Ndryshe, versioni i parë i kësaj kënge numëron afro 39 milionë klikime në kanalin YouTube.