Genci para pak ditësh është infektuar me koronavirus.
Këngëtari Genc Prelvukaj, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ditë më parë njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Së fundi, ishte e fejuara e tij, Eni, ajo e cila postoi një video, ku shihet në spital bashkë me Gencin.
Ky i fundit ishte duke u mjekuar, ndërsa partnerja po i qëndronte afër. Ajo ka bërë të ditur se koronavirusin e ka kaluar para pak kohësh.
“Me dashurinë time, Genc Prelvukaj, ne do ta kalojmë këtë”, ka shkruar ajo sipër videos.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/11/auto_1001607723402.jpg)