Eusebio, një nga konkurentët e emisionit “Hells Kitchen”, tepër i revoltuar i është drejtuar me fjalë banale drejtuesit të emisionit, shef Renato Mekollit, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Ky i fundit i ka kërkuar llogari për fjalët ofenduese, por kjo gjë e ka acaruar edhe më tepër situatën, çka ka bërë që Eusebio të kthehet dhe ta shtyjë fort Renaton duke e plasur në tokë.
Moderuesi i këtij emisioni ka marrë kritika të shumta në rrjetet për kah mënyra se si iu është drejtuar pjesëmarrësve.
Nga ajo çfarë shihet në videon e ngarkuar nga ‘Top Channel’, fillimisht Mekolli e ngacmon konkurrentin, e ky i fundit ia përplas fytyrës disa fjalë ofenduese e më pas e shtynë me duar.
Ndiqeni videon për ta parë ngjarjen të plotë.