Aktori i njohur amerikan vdes pasi iu shfaqën për herë të dytë simptomat e COVID-19

Mediale Vip

Aktori i njohur amerikan vdes pasi iu shfaqën për herë të dytë simptomat e COVID-19

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 11:01
Tommy “Tiny” Lister

Tommy ‘Tiny’ Lister ka vdekur disa muaj pasi e mundi COVID-19.

Nëse Tommy “Tiny” Lister ka vdekur nga COVID-19, siç dyshojnë njerëz të afërt me të, do të kishte qenë periudha e tij e dytë që ai po përballej me të, sepse TMZ mësoi se ai e mundi atë disa muaj para vdekjes së tij.

Ylli i “Friday”, Cindy Cowan, tha për TMZ se “Tiny” u testua pozitiv për COVID-19 rreth 4 muaj më parë.

Ai kishte shumë nga simptomat e zakonshme, ndjeu plogështi dhe frymëmarrje të vështirë, por diabeti i tij gjithashtu e bëri atë me rrezik të lartë.

Ajo thotë se ai nuk ishte shtruar në spital, por ishte në karantinë në shtëpi.

Cindy thotë se më 3 dhjetor Tommy duhej të vizitonte shtëpinë e saj, por në vend të kësaj, ai e thirri dhe e informoi se po ndjente përsëri simptiomat e njëjta të COVID-19.

Ajo thotë se aktori mendoi se ishte më mirë të mos shkonte në shtëpinë e saj nga frika se mos po e përhapte atë që e kishte.

Shkaku i vdekjes së Tommyt nuk është përcaktuar ende, por mësohej se ai kishte frikë se ishte infektuar për herë të dytë me koronavirus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat