Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi”, ka reaguar pas deklaratave se është arratisur në Kosovë pas protestës për 25-vjeçarin e vrarë Klodian Rasha.
Në “Instagrami”-n e tij ai ka publikuar mesazhet me të atin Sali Lushaj, të cilit i kërkon përkrahje, ndërsa ai i kthen përgjigje se: “As që nuk bëhet fjalë. Ti ke protestuar, nuk ke vrarë njeri”.
Ndërkohë në një postim të bërë mbrëmë pas mesnate, Stresi do të shkruante: “Tu mendu për nesër në orën 18:00, unë jam me ju nesër sapo të mblidhemi me shumicë do jem aty si fantazëm, ju betohem në Zot që s’kam asnjë lloj synimi politik.
S’më intereson askush në këto momente përveç drejtësisë.
Nesër më dërgoni të gjithë infot, videot, postoblloqet që të jem pjesë e protestës dhe të bëhem me ju. #unejamklodiani”, shkroi Stresi mbrëmë pas mesnatës.