Loredana Zefi është artiste shqiptare që po shënon suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.
Natyrisht se me sukseset vijnë edhe fitimet, andaj për paraqitjet publike, rep-artistja shpenzon shuma të mëdha parash.
Së fundi, ajo publikoi një imazh, ku shfaqet me një veshje që në pamje duket e thjeshtë, por shuma e saj është shumë e lartë.
Loredana kishte veshur një bluzë të markës “Chanel”, e cila kushton 4 mijë euro si dhe një kapele nga i njëjti brend, që kap vlerën 497 euro.