Genc Prelvukaj njoftoi ndjekësit në rrjete sociale se ishte infektuar me Covid-19.
Këngëtari tregoi se pavarësisht se po ruhej prej një viti dhe kishte treguar shumë kujdes, nuk i kishte shpëtuar dot virusit.
“Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv.”
“Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.” shkroi Genci.
Ndërsa në mbrëmjen e djeshme partnerja e tij këngëtarja Eni Koçi ka publikuar një Instastory ku shihen të jenë së bashku në spital.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/12/auto_185325A7-7ECC-4E7B-9CE4-E41C8CB91EA61607797567.jpeg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/12/auto_20201212_0921081607797567.jpg)