Këngëtari britanik, Tom Parker, sot ka festuar 11 vjet bashkë me gruan e tij, Kelsey.
Ai shkroi në Instagram se 11 vite më parë, përjetoi dashuri në shikim të parë në një klub nate. Ata u martuan në vitin 2018 ndërsa janë prindër të dy fëmijëve.
“Ne u takuam në një klub nate dhe unë u dashurova kokë e këmbë me ty. Ka qenë një udhëtim i pabesushëm deri më tani, shumë aventura, një dashuri e plotë dhe dy fëmijë të bukur”, ka shkruar ai.
Çifti janë duke përjetuar një gjendje të rëndë së fundmi pas këngëtari 32-vjeçar është diagnostifikuar me tumor në tru.