Një tjetër person publik ka bërë me dije se ka kaluar COVID-19.
Bëhet fjalë për moderatoren Liberta Spahiu, e cila ka ndarë eksperiencën ditën e djeshme gjatë një interviste që ka realizuar në emisionin e saj.
Teksa po bisedonte me aktoren Lena Kryeziu Bokshi, në bisedë e sipër zbuloi se edhe ajo kishte rezultuar pozitive për koronavirus, por e kishte kaluar tashmë.
Moderatorja tregoi se për fat të mirë gjendja e saj shëndetësore nuk u rëndua veçse për dy javë humbi nuhatjen e shijen.