4-vjetori i lindjes së London erdhi me një festë të bukur në shtëpi

Mediale Vip

4-vjetori i lindjes së London erdhi me një festë të bukur në shtëpi

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:31
Sara Hoxha, Ledion Liço, London

Sot, vogëlushi i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, London, mbush plot 4 vite nga ardhja në jetë.

Këtë vit, ditëlindja e tij nuk do të festohet aspak në mënyrë të zakontë si çdo vit tjetër, për shkak të pandemisë Covid-19

Vetë Sara u shpreh vullnetare gjatë ditës së djeshme që me rastin e ditëlindjes së London, të ndihmonte këtë fundvit familje të cilat kanë nevojë, të paktën për dhurata për të vegjëlit e tyre.

Ajo ka ftuar ndjekësit e saj ta kontaktojnë në Instagram mbi personat që mund të njohin të cilët kanë nevojë për një dorë këtë vit.

Sot, familja e tyre e bukur ka përgatitur një festë të vogël me rastin e ditëlindjes së London, ndërsa trashëgimtarja e “Top Channel” na ka treguar pak nga atmosfera në shtëpi.

Torta e ditëlindjes është gati dhe sigurisht është bërë sipas preferencave të London.

“London 4” shkruhet krahas tortës së bukur të ditëlindjes.

Image
Insta
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat