Shia LaBeouf është akuzuar nga ish e dashura e tij, FKA Twigs për abuzim gjatë marrëdhënies së tyre, shkruajnë mediat e huaja.
FKA Twigs, emri i vërtetë i së cilës është Tahliah Debrett Barnett, ka ngritur padi, ku pjesë e akuzave janë: abuzimi seksual dhe emocional.
Po ashtu, FKA Twings ka thënë që aktori i ka ngjitur një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Ajo është shprehur se ylli i “Transformers”, ka qenë shumë xheloz dhe ka abuzuar me të shumë herë. Deri më tani, Shia nuk ka reaguar për akuzat nga ish-partnerja.
Ata kanë qenë bashkë për gati një vit, derisa u ndanë në maj të 2019-ës.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/13/auto_36736064-9044283-FKA_twigs_is_suing_her_ex_boyfriend_Shia_LaBeouf_claiming_he_kno-a-15_16077278039601607868412.jpg)