Ka kohë që Skerdi po e paralajmëron projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga mban titullin “S’të fal” dhe do të vijë e realizuar edhe me videoklip.
Nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka treguar se kënga do të publikohet të martën.
“Te marten ora 17:00 S’TE FAL”, ka shkruar ai në Instagram. Fansat mezi po e presin publikimin dhe kjo vihet re nga komentet e tyre në Instagram.