Rina Balaj u bën një premtim publik fansave, 3 vite pas publikimit të këngës së parë

Mediale Vip

Rina Balaj u bën një premtim publik fansave, 3 vite pas publikimit të këngës së parë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
Rina Balaj

Rina Balaj u ka premtuar fansave diçka.

Publiku u njoh për herë të parë me reperen Rina Balaj sot tre vite më parë.

Ajo u bë e njohur që nga fillimet e karrierës së saj me stilin dhe zërin e saj të veçantë.

Sot, bëhen fiks 3 vite nga dita kur Rina lançoi këngën e saj të parë, ndaj ka dhënë një mesazh të veçantë për ndjekësit e saj.

Ajo i ka falenderuar për mbështetjen dhe i ka premtuar publikisht që nuk do t’i zhgënjejë asnjëherë ata.

“3 vite më parë publikova këngën time të parë. Falenderoj të gjithë njerëzit që më mbështetën dhe besuan në rrugëtimin tim. Nuk do t’ju zhgënjej kurrë! Jam e bekuar!” ishte shkrimi i saj.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat