Almeda Abazi i kthen përgjigjen ndjekjëses turke.
Almeda Abazi tashmë prej vitesh jeton e lumtur në Turqi me bashkëshortin e saj Tolgahan Sayisman
Ajo ka krijuar edhe një familje të cilën do ta rrisin së shpejti pasi Almeda është shtatzënë.
Bukuroshja shqiptare është përpjekur që t’i mësojë aktorit turk edhe traditat e gjuhën shqiptare
Madje shpesh Tolgahan shkruan në gjuhën shqipe në rrjetet sociale, duke treguar se këtë e bën falë ndihmës së Almedës.
Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram video në të cilat shihet duke luajtur me të voglin dhe në të njëjtën kohë numëron 1,2,3 në shqip.
Siç duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer në ndjekëseje turke të Almedës, e cila është shprehur e pakënaqur për këtë fakt.
Ndjekësja në fjalë shprehet se Almeda po përpiqet t’i mësojë diçka të huaj me forcë të birit dhe sipas saj nuk duhet ta bëjë këtë gjë. Aktorja nuk ia ka përtuar përgjigjen duke i dhënë disa informacione me vlerë fanses.
“Sa për informacion, fëmija im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësojë edhe gjuhën time amtare”, u përgjigj Almeda.