Të tre fëmijët e Princit William dhe Catherine bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq të premten për një shfaqje të Krishtlindjeve në Londër.
Sipas Kensington Palace, shfaqja e “The National Lottery’s Pantoland” në Palladium u mbajt për të nderuar punëtorët e pandemisë, shkruan CBS News.
Ishte hera e parë që të tre fëmijët, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, ishin shfaqur së bashku në një ngjarje publike.
William dhe Catherine vunë maska brenda në teatër.