“Meshkujt nuk kanë zemër!” Për kë e kishte Xhesika Ndoj?

Mediale Vip

“Meshkujt nuk kanë zemër!” Për kë e kishte Xhesika Ndoj?

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 21:59
Xhesika Ndoj

“Ora e Biologjisë” kjo ishte loja me të cilën këngëtarja, Xhesika Ndoj u përball mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not”  në RTV Ora me moderatoren, Roza Lati.

Krah për krah me një djalë seksi dhe të palestruar si vetëm Xhesikës i ka hije, këngëtares ju kërkua që mbi trupin e tij të pikturonte organet e njeriut.

Roza Lati i tha që me lapustil të tregonte se ku ndodhet zemra te djali dhe Xhesika na habiti me përgjigjen e saj.

“Unë mendoj që meshkujt nuk kanë zemër. Nuk kanë zemër  fare, zemrën e kanë stomak sidomos ata të palestruarit.  Sepse duan vetëm të hanë dhe nuk kanë zemër. Pra, meshkujt nuk kanë zemër nuk dinë se çfarë është”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat