Loredana ka zbuluar se a dëshiron të ketë shumë fëmijë.
Loredana ka vendosur të shuaj kureshtjen e ndjekësve të saj.
Fansat e reperes kanë qenë më së shumti të interesur rreth jetës private të reperes dhe Hanës.
Ata e kanë pyetur se cila ka qenë fjala e parë që e bija ka thënë dhe Loredana është përgjigjur: “Babi!”. Siç duket kjo gjë nuk e ka mërzitur aspak, ndaj ka treguar të vërtetën.
Kur u pyet nëse dëshiron të ketë fëmijë të tjerë, Loredana është përgjigjur potësisht e bindur: “PO!”.
Vlen të theksohet se reperja së fundmi po shijon suksesin e albumit të lansuar pak ditë më parë “Medusa”.