Loredana ka treguar një detaj të veçantë për Hanën.
Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi është njëra ndër emrat shumë të dashur për publikun, shkruan lajmi.net.
Ajo që nga fillimi i karrierës arriti që rreth vetes të mbledh shumë fansa të cilët e ndjekin dhe mbështesin me komente të ndryshme në rrjete sociale.
Së fundmi u tregua e hapur duke ju dhënë mundësinë që ti bëjnë pyetje dhe dikujt prej ndjekësve u ka interesuar se cila ishte fjala e parë e Hanës.
Përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram, reperja e njohur në Gjermani tha se vajza e saj tha “Papa” për herë të parë.
Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik janë ndarë por kohët e fundit e kanë bërë ‘lëmsh’ publikun me daljet e tyre të përbashkëta në publik.