Ana ka pranuar se Arjoni i ka kërkuar të krijojnë familje së bashku.
Një debat i ashpër lindi në studion e “Për’Puthen” mes Arjan Konomit dhe Anës sot.
Teksa kjo e fundit ndodhej në një lidhje të dretjpërdrejtë për të folur rreth videos së fundit, të publikuar nga Arjoni.
Ana tha se kësaj historie do t`i shkojë deri në fund sepse ajo është e pastër dhe nuk ka pasur asnjë lidhje dashurie me askënd.
Kur u pyet nga Andi se a i ka kërkuar Arjoni asaj të krijojnë familje, Ana u përgjigj se po vetëm kjo pjesë është e vertetë dhe asgjë tjetër.
“Pjesa kur të ka thënë merri rrobat eja jetojmë bashkë, është e vëertetë?” pyeti Andi.
“Po po kjo është e vërtetë por për pjesën tjeter asgjë nuk është e vërtetë”, u përgjigj Ana tejet e sigurt se gjithçka tjetër është vetëm fantazi e Arjonit.
Ana shtoi se ajo do t`i shkoj kësaj historie deri në fund me ndihmën e ligjit për të drejtuar të gjithë këtë situatë, duke mohuar kategorikisht se ndodhi ndonjë gjë mes tyre.