Jesy Nelson nuk do të jetë më pjesë e “Little Mix”.
Jesy Nelson është larguar nga Little Mix, duke thënë se të qenit pjesë e grupit pop kishte “dëmtuar shëndetin tim mendor”, shkruan BBC.
Ajo shpjegoi e shihte presionin e vazhdueshëm për të qenë në një grup vajzash dhe për t’i jetuar pritjet shumë të vështira për t`i realizuar.
Teksa antaret e mbetura të grupit thanë, ” Kjo është një kohë tepër e trishtuar për të gjitha ne, por ne jemi plotësisht mbështetëse të Jesy-t”.
Lajmi vjen një muaj pasi Jesy tha se ajo po bënte një pushim “të zgjatur” nga grupi pop për “arsye private mjekësore”.
Në deklaratën e saj, Nelson tha se ajo e kishte marrë vendimin e saj “pas shumë konsideratash dhe me një zemër të rënduar”.
“Më duhet të kaloj ca kohë me njerëzit që dua, duke bërë gjëra që më bëjnë të lumtur”, vazhdoi këngëtarja.