Netflix ka publikuar episodin e ri të “Song Exploder”, pjesë e të cilit kësaj radhe është edhe Dua Lipa.
Netflix ka publikuar episodet e reja të “Song Exploder”, në të cilat muzikantët veçojnë këngët e tyre dhe pjesë-pjesë tregojnë se si janë realizuar ato.
Në episodin e ri të “Song Exploder” bën pjesë edhe Dua Lipa, e cila flet për projektin e saj “Love Again”.
Dua Lipa bashkë me Natalia Lafourcade, Nine Inch nails dhe The Killers, flasin për realizimin e këngës “Love Again”.
Ndryshe, albumi “Future Nostalgia” dhe shumë prej këngëve që kjo artiste i realizoi këtë vit, kanë prirë me statistika, si këngët më të dëgjuara këtë vit.