Tayna po vjen me projekt të ri muzikor.
Rep-artistja Tayna ditët e fundit ka punuar intenzivisht për të finalizuar projektin e ri muzikor.
Pritjes së fansave të saj po i vjen fundit, kjo ngase Tayna të enjten (17 dhjetor) do ta publikojë projektin e ri muzikor.
Këtë gjë e ka konfirmuar menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, i cili ndau me ndjekësit disa sekuenca të klipit.
Ndryshe, para pak ditësh u konfirmuar edhe një duet i saj me Flori Mumajesin, por nuk dihet ende data e publikimit të tij.
Tayna dje festoi ditëlindjen, ndërsa ajo kishte organizuar edhe një ndejë me miqtë e familjarët, pavarësisht se gjendemi në mes të pandemisë.