Dua Lipa ka inkuadruar tre futbollistët nga Kosova në formacionin e saj në FIFA 21.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është pjesë e video-lojës më të re, FIFA 21.
Madje së fundmi ka përzgjedhur njëmbëdhjetëshen e saj në FIFA, ku ka inkuadruar dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/15/auto_fifja-1536x864-768x4321608063243.jpg)
Bëhet fjalë për futbollistët shqiptarë, Milot Rashica dhe Amir Rrahmani.
Po ashtu pjesë e formacionit është futbollisti shqiptar që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka.
Ka qenë faqja e EA Sports FIFA ajo e cila ka publikuar formacionin e përzgjedhur nga vet këngëtarja Lipa.
“Mendoni se keni atë që duhet për të mposhtur skuadrën e Dua Lipës? Luani betejën e saj të veçuar të skuadrës tani në #FUT21 për një kohë të kufizuar:, thuhet në njoftimin e EA Sports FIFA në Twitter.