Fifi është shfaqur tejet atraktive.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, është një nga emrat shumë të dashur për publikun.
Ajo ka qenë gjithmonë aktive edhe në rrjete sociale ku ka qëndruar pranë tyre dhe është treguar tejet e shoqërueshme.
Fifi së fundmi e ka rrëmbyer vëmendjen dhe është duartrokitur për vullnetin e një ndryshimi drastik në pamje.
Këngëtarja ka rënë në peshë duke arritur forma të mira trupore për të cilat edhe po kujdeset në vazhdimësi.
Së fundmi e ka publikuar një video ku shihet duke ushtruar dhe kërcyer në të njëjtën kohë. Shihet se Fifi po i motivon edhe vajzat e tjera që janë mbipeshë ashtu siç dikur ishte ajo.