Capital T i përgjigjet publikisht Fifit

Mediale Vip

Capital T i përgjigjet publikisht Fifit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:35
Capital T, Fifi

Fifi zbuloi se ishte refuzuar nga reperët më në zë, Ledri Vula dhe Capital T për të bashkëpunuar. Ajo tregoi se i kishte ftuar të dy veç e veç për duet, mirëpo ata nuk kishin pranuar duke u justifikuar me faktin se po lançonin albumet përkatës.

Ndërkohë në lidhje me këtë deklaratë të Fifit ka reaguar ditën e sotme edhe Capital T. Reperi ka nisur një komunikim virtual me ndjekësit duke i pyetur se çfarë thashethemi kanë dëgjuar për të dhe më pas ai do ju përgjigjet nëse është apo jo i vërtetë. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur në lidhje me bashkëpunimin që i ka refuzuar Fifit dhe Capital T ka treguar arsyen e tij. Ai shprehet se përveç albumit që e ka penguar për bashkëpunim, edhe kënga nuk ka qenë e duhura dhe ka besim se Fifi mund të bëjë projekte shumë më të mira.

“Nuk më është përshtatur koha për shkak të albumit edhe kënga nuk ka qenë e duhura. Fifi bën shumë këngë më të mira se ajo që më ka propozuar, përndryshe më pëlqen shumë si këngëtare”, shprehet Capital T, duke treguar kështu se nuk ka as hatërmbetje me Fifin.

Megjithatë ky vit ka qenë shumë i suksesshëm si për Fifin po ashtu edhe për Capital T. Ky i fundit ka publikuar një sërë hitesh dhe në tetor nxorri të plotë albumin e tij “Skulpturë”.

Ndërsa Fifi para pak javësh publikoi bashkëpunimin me Bardhi Idrizin dhe këngën e saj solo “Ninullë dashurie”. Ndërkohë në fillim të vjeshtës solli një tjetër bashkëpunim. Këtë herë ajo bashkoi forcat me kushëririn e saj Ermal Fejzullahu për të sjell super këngën  “Përjetësi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat