Nëna e Gigi Hadid publikon foto private nga momenti kur çifti zbuloi gjininë e bebit

Mediale Vip

Nëna e Gigi Hadid publikon foto private nga momenti kur çifti zbuloi gjininë e bebit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 06:55
Gigi Hadid/ Zayn Malik

Yolanda Hadid po e shijon shumë të qenit gjyshe e re. Ajo ka postuar momente me mbesën e saj, ndërsa së fundmi ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të bukura të shtatzënisë së Gigi-t.

Sot, Yolanda postoi në Instagram një foto të ditës që Gigi dhe partneri i saj, Zayn Malik, zbuluan se do të bëheshin prindër të një vajze. Çifti shihet teksa pozon krah për krah, duke treguar një tortë të prerë që në brendësi është ngjyrë rozë, për të thënë se një vajzë e vogël ishte rrugës.

Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë për të zbuluar gjininë e fëmijës së tyre të parë.

Yolanda ndau një fotografi tjetër që tregonte momentin kur familja mori lajmin emocionues për ardhjen e bebit, ku ajo shfaqej duke përqafuar vajzën e saj dhe Zayn Malik.

"Ky lajm i vogël rozë ishte pika kryesore e vitit tonë 2020 .... Faleminderit mami dhe babi për këtë dhuratë të madhe," -shkruajti Yolanda krahas postimit.

Gigi dhe Zayn mirëpritën vajzën e tyre në shtator, pas një shtatzënie të mbajtur larg kamerave. Megjithëse çifti e kanë konfirmuar publikisht lajmin e madh dhe kanë ndarë disa foto, ata ende nuk e kanë publikuar portretin e plotë të vogëlushes ose të konfirmojnë emrin e saj publikisht.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat