Madonna ka nisur përgatitjet për fundvit.
Shumë prej emrave të njohur të industrisë së muzikës kanë treguar pamje nga shtëpitë e tyre për fundvit.
Së fundi, ishte Madonna ajo e cila me anë të një postimi në Instagram, solli pamje nga stolisja e bredhit për fundvit.
Ajo bashkë me fëmijët dhe partnerin, dukeshin të lumtur derisa po merreshin me zbukurimet në prag të festave.
“Ne vendosëm këtë vit të bëjmë dekorimet tona. Kjo jam unë. E pjekur nga fëmijët e mi !!??”, ka shkruar ndër të tjera Madonna.
Kujtojmë se Madonna gjatë këtij viti ka publikuar një duet me Dua Lipën, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.